Ne përpiqemi për të arritur rezultate sa më të larta në gjithcka që bëjmë.

1965

viti i ndërtimit

16

mësuese

86

nxënës të diplomuar

2

nxënes ekselent

Shkolla e mesme e pergjithshme “Dhosi Liperi”

Kjo shkollë ka filluar aktivitetin e saj në vitin shkollor 1966-1967 si shkollë e bashkuar me 3 vjecaren me një drejtori të përbashkët.Në kushtet e zhvillimit të arsimit të mesëm u bë e domosdoshme hapja e një klase të mesme profesionale dega agronomi pa shkeputje nga puna. Keshtu në vitin shkollor 1966-1967 u regjistruan 20 nxënës pa shkeputje nga puna. Interesi i punonjësve për këtë shkollë ishte mjaft i madh. Keshtu që në vitin shkollor 69-70 dhe 70-71 numri i nxënësve arriti në 60 nxënës. Ndonëse në kushte të veshtira drejtoria e shkollës me në krye Lako Gashin e me mësueit që jepnin mësim në shkollën e mesme u karakterizuan nga vendosmeria dëshira vetmohimi për tu dhënë nxënësve degë të reja e të kërkuara nga prodhimi. Nga vit 1966-1967 janë regjistruar 202 nxënës nga të cilet 84 femra. Për të plotësuar kuadrin mësimor kanë dhënë mësim mjaft specialiste (agronomë) si mësues të jashtëm.

Në vitin shkollor 1969-1970 u hap shkolla e mesme e përgjithshme me drejtor Petro Luarasin me një klasë prej 22 nxënësish. Është periudhe kur shkolla e mesme u shkëput nga 8 vjecarja e doli si shkollë më vete dhe kishte 152 nxënës. Shkolla e mesme e përgjithshme vazhdoj edhe në vitin 1970-1971 me dy klasa të para me 46 nxënës. Në vitin shkollor 1971-1972 për nevojat e ekonomisë u hap pranë shkollës së mesme dega mekanike 1 vjecare me 31 nxënës dhe më pas u kthye në shkollë 4 vjecare mekanike ku nga viti 1970-1973 kishte 160 nxënës me 6 klasa. Një punë mjaft e mire u be në drejtim të plotësimit të shkollës me bazë materiale ,sidomos për degët profesionale. Një pjesë e orëve të praktikës realizohej në oficinën e Bb Sukthit nga specialistë të jashtëm. Në vitet 1970-1971 shkolla kishte marrë profilin e saj si shkollë e mesme profesionale dhe kishte kuadrin e duhur mësimor.

Numri i nxënësve nga viti në vit vinte duke u rritur. Në këto kushte u bë e domosdoshme shkëputja nga 3 vjecarja dhe degët e saj si shkollë e mesme më vete. Në këto vite si drejtorshkolle ishte Agron Noshi. Shkolla mori profilizimin më të gjerë e u kthye në shkollë e mesme profesionale fillimisht pa shkëputje nga puna. Kishte këto degë agronomi, mekanike e më pas 4 vjecare dhe shkollë e mesme e përgjithshme që vazhdoi deri në vitin shkollor 1973-1974 e më pas u kthye në shkollë e mesme bujqësore.

Deri në vitin 1972 dega agronomi ishte pa shkëputje nga puna. Pas këtij viti u hap dega agronomi me shkëputje nga puna me 1 klase me 29 nxënës,kryesisht me nxënës të zonës së Sukthit, ku krahas djemve kishte dhe vajza. Në përgjithesi ka dominuar niveli mesatar i nxënësve, por kishte edhe nga ata që luftonin për të vazhduar shkollën e lartë.

Nga viti 1970-1979 në shkollën e mesme pa shkëputje nga puna në vitin e parë janë regjistruar 579 nxënës nga të cilët 252 ishin femra që puonin në sektore të ndryshëm të NB si fushe, perimore, vreshta etj. Ndërsa me shkëputje nga puna nga viti 1972-1979 janë regjistruar 212 nxënës nga këto 107 nxënës ishin femra. Punë e mirë gjatë kësaj kohe është bërë në ngritjen e kabineteve si: kimi, mekanike.

Nga viti 1980-1990 që ishte viti i fundit i mbylljes si shkollë e mesme pa shkëputje nga puna. Cdo vitë numri i nxënësve rritej kështu pa shkëputje nga puna ishte 449 nxënës nga te cilet 222 femra, kurse me shkëputje kishte 484 nxënës nga të cilët 225 femra.

Nga vitet 1982-1983 u hap dega perime-kulture me shkëputje nga puna me 38 nxënës nga të cilët 29 femra. Deri në vitin 1991 kjo degë ka patur 224 nxënës nga të cilët 177 femra. Lidhur me hapjen e kësaj dege u bë një pune mjaft e mirë nga mësuesit e shkollës spcialist për ngritjen e kabinetit përkatës me bazën materiale të nevojshme. Nga viti 1985 u hap dega frutikulture me 30 nxënës si dhe dega zooteknike me dy klasa nga 47 nxënës ku përfunduan 214 nxënës nga të cilat 76 vajza.

Në vitin shkollor 1990-1991 shkolla ndryshoi profil e u bë shkollë e mesme e përgjithshme me një numër të kufizuar klasash. Me kalimim e viteve interesi për këtë shkollë është rritur dhe në vitin shkollor 2002-2003 ka patur 206 nxënës.

Në vitin shkollor 2012-2013 u rihap sërisht shkolla e mesme pa shkëputje nga puna me një klasë me 44 nxënës nga të cilat 7 femra. Në vitin shkollor 2017-2018 planifikohet që numri i nxënësve me shkëputje nga puna të jetë 280 nxënës.

Drejtuesit e shkollës ndër vite

Myslim Subashi 1988-1990
Sabri Shahini 1990-1992
Vangjel Pehizi 1992-1993
Bahkim Rehni 1993-1994
Esat Kapedani 1994-2008
Mirdash Mustafa 2008-2011
Arben Hasani 2011-2014
Juliana Guzina 2014-2015
Shkelqim Psatha 2015-2016
Prenge Marku 2016-2017
Arben Isallari Posti - Nëndrejtor 2006-2008
Myslym Veipi Posti - Nëndrejtor 2008-2015
Anisa Shehu Posti-Nëndrejtore 2015-2017

Stafi Mësimor