Komuniteti

Të pastrojmë sot për një të nesërme më të mirë.

Megi Klari

Ditën e sotme,nxënësit e shkollës "Dhosi Liperi" kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e mjedisit ne Gjirin e Lalzit. Tē gjithë kanë qenë të gatshëm dhe kanë pranuar që këtë iniciativë ta bëjnë realitet.Të mbledhur në ambientet e shkollës nxënësit e secilës klasë nën drejtimin e mësuesve kujdestarë përkatës janë nisur me një dëshirë që i karakterizonte secilin prej tyre,por edhe me detyrimin se vendi ku ato jetojnë dhe rriten duhet të jetë sa më i pastër.

Image

Gjendja e vendit ku pastruam nuk ishte në atë gjendje të ndotur sa u mendua në fillim,megjithatë nxënësit e Dhosi Liperit kanë kontribuar për ta bërë atë me sa më pak mbeturina dhe sa më te bukur dhe tërheqes. Gjithashtu edhe mësuesit së bashku me drejtoreshën e shkollës Anisa Shehi dhe nëndrejtoreshën Ariana Kodraziu kanë marrë pjesë në këtë ditë ndërgjegjësimi duke dhënë e ta ndihmën për një Shqipëri të pastër.

Image Pas disa orësh pastrimi pamja perfekte e Gjirit te Lalzit që kërkohej u arrit.Nxenesit e bënë punën e tyre dhe tashmë detyra u krye.Pas kësaj veprimtarie të gjithë si shkollë u ndjemë të dobishëm që mundëm të bënim dicka sado të vogël për vendin tonë.Qëllimi u përmbush dhe objektivat u realizuan.Për këtë u ndjemë shumë të lumtur sepse kjo është ajo që ne duam"Pastërti kudo."