Komuniteti

Në zemër të varfërisë, duke u përpjekur për të lëshuar rreze drite mbi këdo.

Albjona Demushi

Çdo ditë po dëgjojmë në media dhe në fjalimet politike se nuk ka më varfëri, ajo po ulet drastikisht nga masat e marra prej tyre,por vetë fjalët e tyre bien në kontradiktë me realitetin.Mjafton vetëm një vizitë disa orësh në një qytezë të Shqipërisë dhe do hasesh me një varfëri ekstreme, ku skamja është ulur këmbëkryq në sofrën e shtëpive të tyre dhe duket që nuk ndërmend të lëvizë që aty...

Image

Duke parë gjendjen e shumë familjeve në zonën e Sukthit të Ri , gjimnazi "Dhosi Liperi" vendosi që të ndërmerrte një nismë humanitare në ndihmë të këtyre personave në vështirësi ekonomike. Nën mbikqyrjen e stafit pedagogjik, në veçanti të pr.Anisa Shehi, pr.Prengë Marku, pr.Vangjel Mile, pr.Bledar Metohu dhe pr.Juliana Guzina, u arrit një rezultat befasues nga solidarizimi i nxënësve dhe të mësuesve të këtij gjimnazi.U arrit të mblidheshin një sasi e konsiderueshme produktesh ushqimore, veshjesh (për të gjitha moshat),si dhe lodra për fëmijë.

Image

Këto produkte u shpërndanë dhe u ndihmuan rreth 9-10 familje të zonës. Ndoshta nuk është një shifër marramendëse ,por është provë se të gjithë së bashku mund t'ja dalim.

Image

Fuqia e Zotit është brenda çdo njeriu. Jo brenda një njeriu të vetëm, por brenda të gjithëve. Brenda teje!

Image Të gjithë ne kemi fuqinë për të ndryshuar botën , fuqinë për të shpërndarë lumturi dhe për t'i bërë të tjerët të buzëqeshin. Le të bashkohemi të gjithë bashkë për të ndihmuar ata që sot kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e të gjithëve ju. Bamirësia nuk varfëron, përkundrazi ajo shpërndan lumturi dhe kënaqësi te të gjithë.

Image

Image